Misioni - Dëshirojmë që shkolla e jonë të ofrojë mundësi për zhvillim dhe përparim të çdo nxënësi. Në shkallë optimale do të respektohet personaliteti i nxënësit, ndërsa paradispozitat dhe aftësitë e nxënësve do të transformohen në shkathtësi për të jetësuar ide dhe projekte. Si në të gjitha shkollat edhe në shkollën tonë është e nevojshme që në mënyrë permanente të kryhen ndryshimet në procesin edukativo-arsimor. Gjatëpërpilimit të programës kemi parasysh një numër të madh ndryshimesh, meqenëse të gjitha ndryshimet nuk mund njëkohësisht të bëhen dhe do të përcaktohemi për ato që janë më me prioritet.